Home / Kryesoret / Maqedoni: 88% e popullatws besojnw në zot – (VIDEO)

Maqedoni: 88% e popullatws besojnw në zot – (VIDEO)

Në Maqedoni 84 për qind e popullatës është religjioze, 10 për qind joreligjioze, ndërsa 1 për qind prononcohen si ateistë. Madje 88 për qind e popullatës së Maqedonisë prononcohen se besojnë në Zot, 6 për qind nuk besojnë dhe po aq nuk dinë nëse besojnë ose janë pa përgjigje në pyetjen e sondazhit që e zbaton Brima Gallup mbi një ekzemplar reprezentativ nga 1,210 të anketuar të moshës mbi 15 vjeçare në shtëpitë e tyre.

Në anketën që njëherit është zbatuar në 68 vende të botës nga Vin Gallup Interneshënël në kuadër të vendeve fqinje, si më religjioze janë prononcuar të anketuarit nga Kosova (94%) të ndjekur nga Serbia (75%), Greqia (73 %), Shqipëria (56%) dhe Bullgaria 51%. Nga vendet fqinje, 100% e të anketuarve nga Kosova kanë thënë se besojnë në Zot, 80% në Shqipëri, 79% në Serbi, 75% në Greqi dhe 58% e të anketuarve në Bullgari janë prononcuar se besojnë.Në nivel global janë intervistuar gjithsej 66,541 persona, nga të cilët 62% janë identifikuar si besimtarë, 74% besojnë se njeriu ka shpirt dhe 71% besojnë në Zot, 56% në Parajsë, 54% në jetën pas vdekjes, dhe 49% besojnë ekziston Ferri.Në përgjithësi, tek njerëzit me shkallë më të madhe të arsimimit dhe të ardhurave më të mëdha, shkalla e religjionit bie. Nga ana tjetër, prononcimi për besime të ndryshme fetare është më i përfaqësuar tek të rinjtë, transmeton Televizioni Koha.

Hulumtimi tregon se vende më fetare janë Tajland (98%) dhe Nigeria (97%), menjëherë pas tyre vjen të Kosovës, India, Gana, Papua Guinea e Re dhe Bregu i Fildishtë (në të gjitha vendet 94% e njerëzve prononcohen si fetarë). Nga ana tjetër, Kina është vendi më pak fetar, ku çdo i shtatë nga dhjetë të anketuarit është deklaruar si ateist, dhe 23% e konsiderojnë veten jofetar.Anketa është zbatuar nga 25 nëntori deri më 2 dhjetor të vitit 2016. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *