Home / Lajme / Maqedoni, dënim deri një mijë euro për pronarët e armëve që nuk kanë dorëzuar kërkesa të reja

Maqedoni, dënim deri një mijë euro për pronarët e armëve që nuk kanë dorëzuar kërkesa të reja

Me dënim prej një mijë euro do të ballafaqohen pronarët e armëve të cilët nuk ka dorëzuar kërkesa për vazhdimin e lejeve. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se, në pajtim me Ligjin për armë, pas skadimit të afatit të paraparë me ligj për vazhdimin e lejeve për posedim të armëve të zjarrit është paraparë dënim me para,

Në pajtim me Ligjin për armë, gjobë prej 600 deri 1000 euro do të marrin personat fizik, ndërsa gjobë deri në 5000 euro do të marrin personat juridik, të cilët nuk kanë dorëzuar kërkesa të reja për posedim të armës.

Ndyshe, prej 12 të këtij muaji kaloi afati në të cilin qytetarët kanë mundur të dorëzojnë kërkesa për leje të reja. Sipas statistikave të Policisë së Maqedonisë, në Maqedoni më shumë leje për armë kanë gjuetarët.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *