Home / Kryesoret / Maqedonia e acaruar, pas deklaratave të Ramës dhe Bushatit thërret për sqarim ambasadorin shqiptar

Maqedonia e acaruar, pas deklaratave të Ramës dhe Bushatit thërret për sqarim ambasadorin shqiptar

Fatos Reka ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, është thirrur të hënën në Ministrinë e Punëve të Jashtme maqedonase. Arsyeja e një lëvizjeje të tillë, nga sa sqarohet në vetë deklaratën për shtyp të lëshuar nga kjo ministri, janë ato që cilësohen prej saj si pohime të shpeshta ofenduese dhe komente nga zyrtarë të Republikës së Shqipërisë drejtuar Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të saj. Mësohet se në takim, përfaqësuesit diplomatik shqiptar i është komunikuar se deklaratat e kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë për dykombësi dhe ndryshimin e rendit kushtetues të Maqedonisë përbëjnë ndërhyrje të hapur në punët e brendshme të këtij vendi. “Etiketimi i maqedonasve si “sllavo-maqedonas” është një ofendim dhe diskriminim ndaj maqedonasve dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”, kanë qenë komentet e drejtuesve të kësaj ministrie. Ky reagim, vjen si pasojë e deklaratës së kryeministrit Edi Rama pak ditë më parë ku theksoi se në shtetin Maqedonas nuk ekziston asnjë minoritet shqiptarë por ata janë vendas dhe në trojet e tyre. Por jo më larg se para dy ditësh Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, gjatë një interviste, shpjegoi situatën politike në vendin e tij, të ashtuquajturën “platforma e Tiranës” që ka çuditur Maqedoninë, gjeopolitikën në Ballkan dhe nevojën që BE të bëjë më shumë për gjashtë vendet aspirante për anëtarësim. Bushati ka përmendur gjatë intervistës edhe problematikat në Maqedoni. Ai theksoi se kriza në Maqedoni po kthehet në një krizë ndëretnike dhe se nuk ekziston asnjë platformë shqiptare në Maqedoni përveç asaj të partive të popullsisë shqiptare. “Shqipëria ishte një nga vendet e para që njohu Maqedoninë. Një e treta e popullsisë që jeton në Maqedoni e që është shqiptare, ka qenë gjithmonë pro-europiane e pro-atlantike. Ndoshta është e vështirë të gjesh një fqinj më miqësor ndaj Maqedonisë se Shqipëria. Tani Maqedonia po përjeton një krizë të thellë të demokracisë së saj. Dhe ka tendenca nga Gruevski dhe grupi i tij politik për të transformuar këtë krizë demokratike në një krizë ndëretnike”, ka deklaruar Bushati dy ditë më parë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *