Home / Kryesoret / Maqedonia është e kërcënuar nga epidemia e fruthit

Maqedonia është e kërcënuar nga epidemia e fruthit

Punonjësit e shëndetësisë dhe epidemiologët paralajmërojnë se për shkak të uljes së nivelit të imunitetit, vaksinimit jo të rregullt dhe frika e përgjithshme që mbterëton në mesin e prindërve ndaj vaksinave, ekziston kërcënim i madh nga përhapja e epidemisë së fruthit.

“Tek ne për momentin nuk ka të infektuar, por sëmundja po përhapet në afërsinë tonë dhe mund të transmetohet shumë lehtë. Në Maqedoni ka rënë numri i fëmijëve që marrin vaksinë kundër fruthit, lisë dhe shytave”, thonë epidemilogët për Faktor.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron të rritet vaksinimi, në mënyrë që të shtohet edhe imuniteti i përgjithshëm. Ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë, thonë se nuk ka imunitet kolektiv në vendin tonë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *