Home / Kryesoret / Maqedonia shënon rënie në shkallën e demokracisë – (VIDEO)

Maqedonia shënon rënie në shkallën e demokracisë – (VIDEO)

Maqedonia ka shënuar rënie nga viti i kaluar në shkallën e demokracisë, vlerëson raporti i fundit i Freedoom Hause. Organizata për të drejtat e njeriut me seli në Shtetet e Bashkuara në kuadër të projketit “Vendet në tranzicion” ka bërë një studim mbi demokracinë e 29 vendeve ish-komuniste nga Evropa. Në vlerësimin nga 1 deri në 7, ku nota 1 është shkalla më e lartë ndërsa 7 më e ulët, Maqedonia u vlerësua me notën 4.29. Vitin e kaluar Maqedonia kishte notën 4.43. Vlerësimi bëhet në bazë të disa kategorive përfshirë këtu mediat e pavarura, sektorin civil, procesin zgjedhor, nivelin e korrupsionit, gjyqësinë e kështu me radhë. Profesori universitar bashkim Selmani thotë se më problem në këtë drejtim është shkalla e lartë e korupsionit, njofton Televizioni Koha.

Sipas Fredom House, ankesat nacionaliste mund të kthehen edhe një herë në monedhën më të fuqishme për udhëheqësit dhe partitë e rrezikuara, e kjo, vazhdon raporti, mund të nxisë rrezikun e luftës në Europë, duke përmendur këtu zhvillimet në Ukrainë, tensionet në rritje mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe shtimin mosmarrëveshjeve ndëretnike si pjesë e krizës politike në Maqedoni. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *