Home / Kryesoret / “Marsh për Alepon” sot u mbajt në Shkup (Foto)

“Marsh për Alepon” sot u mbajt në Shkup (Foto)

Dhjetëra aktivisët të cilët gjatë ditës së djeshme parakaluan në rrugët e Kumanovës, sot në mëngjes ishin në Shkup. Pas disa aktiviteteve të shkurta, përmes të cilave njoftuan kumanovarët me misionin e tyre, sot prej orës tetë të mëngjesit ishin në rrugët e kryeqytetit ku edhe paralajmëruan se nesër do të mbajnë aktivitete më të mëdha për promovimin e fushatës së tyre humanitare për paqe në Siri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Marshi, i cili zhvillohet 30 kilometra për çdo ditë, deri tani kanë kaluar më shumë se 1,600 kilometra në këmbë nëpër vende të ndryshme evropiane.

Më shumë se 3 mijë njerëz kanë marrë pjesë në marsh me ngjarje të ndryshme të cilat kanë ndodhur në rrugëtimin e tyre.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *