Home / Lajme / Botë / Maskohen si meshkuj për të parë ndeshjen në stadium, arrestohen 8 femra në Iran

Maskohen si meshkuj për të parë ndeshjen në stadium, arrestohen 8 femra në Iran

Tetë femra janë arrestuar në Iran, kjo për shkak se ato u veshën si burra për të marrë pjesë në një ndeshje futbolli. Në këtë shtet, femrat e kanë të ndaluar që të shkojnë në stadium për të parë ndeshje futbolli.

Kështu, duke e patur të ndaluar, femrat u detyruan të maskoheshin për të ndjekur përballjen mes Esteghlal FC dhe Persepolis FC, më 12 shkurt të këtij viti, mirëpo tani u duhet të përballen me ligjin.

“Daily Mail” shkruan se kreu i sigurimit në komunën e Teheranit, Alireza Adeli, tha se kjo nuk ishte hera e parë. Ka shumë gra që dëshirojnë të shikojnë futboll nga tribuna.

Përveç ndalimit të hyrjes në stadium, femran në Iran e kanë të ndaluar edhe të përdorin biçikletën, duke e konsideruar si diçka vetëm për meshkujt. (D.D/Shuplaka)

dos

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *