Home / Lajme / Rajon / Mat, zbulohen 200 kg kanabis të fshehura në një tunel (FOTO)

Mat, zbulohen 200 kg kanabis të fshehura në një tunel (FOTO)

Zbulohet 200 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa e fshehur në një tunel në Mat.

Në orët e para të ditës së sotme, në njësinë administrative Baz, në afërsi të lagjes Daci, nga policia gjatë kontrollit në një tunel, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale lënda narkotike.

Lënda narkotike u gjet rreth 25 metra në brendësi të tunelit. Nuk dihet ende se kush e ka fshehur lëndën narkotike, ndërkohë që policia vijon hetimet.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *