Home / Lajme / Botë / Matis: Regjimi i Asadit është përgjegjës për sulmin kimik në Siri

Matis: Regjimi i Asadit është përgjegjës për sulmin kimik në Siri

Pentagoni është duke zhvilluar hetime nëse Rusia ka luajtur ndonjë rol në sulmin vdekjeprurës kimik të javës së kaluar në Siri, por ka shprehur përkushtim se aktualisht vetëm qeveria e Sirisë e ka orkestruar atë, tha mbrëmë sekretari amerikan i mbrojtjes, Xhim Matis.

“Personalisht e kam rishqyrtuar inteligjencën dhe nuk ka dyshim se regjimi i Sirisë është përgjegjës për vendimin për të sulmuar dhe për vetë sulmin” në qytetin Kan Sheikoun, më 4 prill, nga i cili u vranë 87 vetë”, tha Matis.

Derisa disa zyrtarë amerikanë kanë thënë se besojnë se Rusia kishte luajtur rol, duke theksuar se i ka pasur forcat e vendosura në bazën e njëjtë ajrore prej nga aeroplanët sirianë e lansuan sulmin, Matis tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë provë për involvim të Rusisë.

“Ishte shumë e qartë se regjimi i Assadit e planifikoi, e orkestroi dhe e ekzekutoi atë, dhe përtej kësaj ne nuk mund të themi asgjë në këtë moment”, tha sekretari i mbrojtjes, Xhim Matis.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *