Home / Shëndeti / Mbajeni 15 minuta në fytyrë këtë maskë me trëndafil. Ja sepse…

Mbajeni 15 minuta në fytyrë këtë maskë me trëndafil. Ja sepse…

Shenjat, njollat apo ngjyra e zbehtë e fytyrës janë problemet më të zakonshme që femrat hasin shpesh në përditshmërinë e tyre. Zakonisht janë të prirura për t’iu drejtuar farmacive apo qendrave estetike, që në fakt janë relativisht të kushtueshme.

Përveç kësaj janë edhe të dëmshme për shkak të përmbajtjes së kimikateve në produktet kozmetike.

Por, e keni menduar se me një trëndafil ju mund të zhdukni shenjat dhe të riktheni pigmentin e duhur të fytyrës?
Në fakt po, një trëndafil mund të bëjë mrekulli me fytyrën tuaj. Mësoni në artikullin e mëposhtëm përbërësit, përgatitjen dhe mënyrën e përdorimit të kësaj maske.

Përbërësit:
4 lugë çaji qumësht
1 trëndafil (petalet)
3 lugë çaji miell
¼ kastravec

Përgatitja:

Lani petalet e trëndafilit para se t’i përdorni. Shtojini të gjithë përbërësit në një blender dhe lërini derisa të merrni një përzierje në formë paste. Pastroni fillimisht fytyrën dhe aplikoni maskën me trëndafil.

Vendosni një shtresë të trashë në fytyrë dhe qafë. Lëreni për 15 minuta. Lagni një copë të pastër dhe pastrojeni fytyrën me të në drejtim për lart. Përdoreni këtë maskë 2 herë në javë për rezultate mahnitëse.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *