Home / Lajme / Botë / Mbante në krahë binjakët e vdekur, një tjetër gjëmë mësojmë për këtë burrë të gjorë

Mbante në krahë binjakët e vdekur, një tjetër gjëmë mësojmë për këtë burrë të gjorë

Fotografia e një babai që mbante në krahë fëmijët e tij të pajetë pas sulmeve kimike në Siri bëri xhiron e botës. Ai tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare, por me sa duket tragjedia e 29-vjeçarit Abdel Hamid Aljusef nuk përfundon me kaq.

Veç humbjes së dy engjëjve të tij, Abdel Hamid ka humbur në këto sulme gjithë pjesëtarët e familjes, duke ngelur kështu fillikat i vetëm. Ai shprehet se e ka të vështirë të gjejë forcën dhe të vazhdojë të ecë përpara në jetë.

22 nga 72 viktimat e sulmit me armë kimike në Idlib në Siri, i përkasin familjes Aljusef, e cila banonte në afërsi të zonës ku u bë sulmi me armë kimike nga ana e qeverisë.

“Nuk ndodhesha në shtëpi kur ndodhi sulmi. Sapo mora vesh se çfarë kishte ngjarë, vrapova në banesë. Nxora fëmijët përjashta, mamanë e tyre dhe të afërmit e tjerë. Lajmëruam menjëherë ambulancat por fatkeqësisht ato nuk erdhën në kohën e duhur. Nuk munda të bëj asgjë për familjarët e mi. Tashmë të gjithë janë ndarë nga jeta”, – tha Abdel, i cili edhe vetë tashmë ka një numër të madh problemesh shëndetësore për shkak të substancave helmuese.

Gjithashtu lexo

Trump kërkon ndaljen e ndihmës financiare për Serbinë, ‘shpëton’ Kosova

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po bënë përpjekje që të reduktojë në mënyrë drastike …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *