Home / Lajme / Botë / Mbërrin në Kinë treni i parë direkt nga Londra (VİDEO)

Mbërrin në Kinë treni i parë direkt nga Londra (VİDEO)

Treni i parë i mallrave, që lidh direkt Londrën me Kinën, mbërriti të shtunën në destinacion pas një udhëtimi trejavor duke kujtuar kështu ish-Rrugën e Mëndafshit dhe duke ilustruar daljet aziatike, që Britania e Madhe synon t’i kultivojë pas Brexit-it.

“Treni i mallrave, që kishte lënë qytetin britanik më 10 prill, hyri në orën 01:30 GMT në stacionin e Yiwus, një qytet me dy milionë banorë në jug të Shangait”, konfirmoi ndërmarrja kineze, përgjegjëse e këtij operacioni.

Ai përshkoi Francën, Belgjikën, Gjermaninë, Poloninë, Bjellorusinë, Rusinë dhe Kazakistanin.

Me më shumë se 12.000 kilometra, rruga Londër-Yiwu është linja e dytë hekurudhore më e gjatë pas asaj Kinë-Madrid, inauguruar në vitin 2014.

Një linjë me Lionin në pjesën qendore-lindore të Francës është hapur vitin e kaluar.

Londra është tashmë qyteti i 15-të i Evropës, që siguron shërbim të rregullt transporti nëpërmjet kësaj linje, e cila synon të jetë më e mirë se transporti ajror dhe më e shpejtë se transporti detar.

Gjithashtu lexo

Bajram Rexhepi një burrështetas i guximshëm – (FOTO & VIDEO)

Homazhe për nder të të ndjerit Bajram Rexhepi janë zhvilluar në hollin e Kuvendit të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *