Home / Lajme / Botë / Mbi 220 njerëz janë lënduar në protestat antiqeveritare në Venezuelë

Mbi 220 njerëz janë lënduar në protestat antiqeveritare në Venezuelë

Së paku 223 njerëz u lënduan në protestat e djeshme antiqeveritare në Venezuelë, kumtoi Blloku opozitar për unitet demokratik.

Sipas përfaqësuesve opozitarë, në protestat që u mbajtën më 19 dhe 20 prill janë arrestuar 585 njerëz. Por, opozita paralajmëroi vazhdim të protestave.

Kriza politike në Venezuelë filloi kur Gjykata kushtetuese i zgjeroi ingerencat e presidentit Nikollas Maduro dhe të Parlamentit dhe e ndaloi opozitarin Enrike Kapriles ta kryejë funksionin e guvernatorit të shtetit Miranda.

Prej fillimit të muajit në venezuelë po mkbahen protesta masive, të cilat shpesh kalojnë në përleshje me policinë.

Qeveritë e nëntë shteteve amerikanojugore (Argjentina, Brazili, Kolumbia, Kosta Rika, meksika, Paraguaji, Peru, ujruguaji dhe Kili) i dënuan përleshjet ndërmjet demonstruesve dhe policisë dhe u bënë thirrje autoriteteve të Venezuelës të ndërmarrin masa për ndërprerje të dhunës.

Gjithashtu lexo

Moment emocionues, lojtari i ragbitë i propozon martesë të dashurit të tij (Video)

Ky do të jetë momenti që çifti nga Londra do e mbaj në mend gjatë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *