Home / Lajme / Botë / Mblidhen shtrigat e Amerikës; Kujt duan t’i bëjnë magji

Mblidhen shtrigat e Amerikës; Kujt duan t’i bëjnë magji

Duket e pabesueshme por po flasim për magji dhe shtriga që bëjnë magji. Në Shqipëri kemi dëgjuar mjaft histori të frikshme nga gjyshet apo nënat për shtriga që bëjnë magji edhe pse në fund i kemi mbushur mendjen vetes se janë thjesht gënjeshtra…por në fakt edhe shkenca nuk e ka mohuar apo pranuar se magjitë ekzistojnë…..

Shumica e kundërshtarëve të Donald Trump-së besojnë se do duhet të presin katër vjet të tjera për të parë atë të largohet nga Shtëpia e Bardhë.

Por shtrigat Amerikës janë më optimiste.

Në mesnatën e së premtes, gratë që thuhet se kanë lidhje me magjinë janë mbledhur nga e gjithë SHBA për të ndaluar dhe ndryshuar urdhrat e Trumpit përmes një magjie. Një faqe e ngritur në facebook për këtë ritual ka mbledhur menjeherë mbi 10 mijë pëlqime me #magicresistance si hashtag.

Të krishterët janë zemëruar të cilët i kanë akuzuar shtrigat që kanë shpallur luftë shpirtërore.

Michael Hughes, i cili e përshkruan veten si një “mendimtar magjik” postoi një version të magjisë në internet, duke thënë se ai kishte parë versionet e shumta se si bëhet magjia.

Ai sugjeron përdorimin e një qiriu të shkurtër portokalli, një foto të Trump, dhe një letër Tarot që përdoret për të parë fatin sipas gojëdhënave, dhe kjo letër është Kulla.

Të tjerë thonë se do shkruajnë emrin e Trump, do e djegin në një qiri duke përdorur një gjilpërë dhe recituar një shprehje ndërkohë që fotoja e tij digjet.

Kjo gjë është kritikuar nga mbështetësit e Trump që kanë dashur të ndalojnë edhe botimet për këtë ngjarje ndërkohë që gazetari ka thënë se detajet e magjisë do botohen sepse njerëzit do kishin shumë interes.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *