Home / Lajme / Rajon / Me një hanxhar 50 cm, kërcënon me vdekje gruan para fëmijëve. Arrestohet shqiptari

Me një hanxhar 50 cm, kërcënon me vdekje gruan para fëmijëve. Arrestohet shqiptari

Gjatë natës që shkoi, karabinierët në Savona kanë arrestuar për lëndime trupore dhe kërcënime serioze për jetën, një shqiptar 43 vjeç me iniciale P.G. Sipas mediave italiane, policia ndërhyri në rrugën Untoria në Savona, ku ishte sinjalizuar për një mosmarrëveshje familjare, kur një person u shfaq i armatosur.

Ata panë se burri, pas debateve me gruan e tij C.R. 41 vjeçe, pasi e kishte rrahur, e kishte kërcënuar me vdekje me një hanxhar rreth 50 cm të gjatë në sy të fëmijëve të rritur.

Hetimet e karabinierëve nxorën në shesh që dhuna kishte qënë e vazhdueshme për shumë vjet. Nata e fundit kishte qënë vetëm episodi më i fundit. Burri së pari e kishte rrahur gruan duke i shkaktuar plagë ( gruaja u dërgua në spitalin San Paolo dhe iu dha raport mjekësor për 25 ditë) dhe më pas ai e kishte kërcënuar për vdekje me një hanxhar.

Fatmirësisht gruaja qe në gjendje të kërkonte ndërhyrjen e policisë. Hanxhari u sekuestrua. I arrestuari u dërgua në burgun  Genova Marassi deri sa të dalë para gjyqit./Syri.net

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *