Home / Lajme / Më shumë aborte nën moshën 20 vjeçare

Më shumë aborte nën moshën 20 vjeçare

Numri i aborteve të regjistruara në vend shënon rënie, por rritet numri i vajzave të reja nën moshën 20 vjeçare, të cilët kanë ndërprerë shtatzëninë.

Këtë e tregojnë të dhënat zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga Instituti për Shëndet Publik, sipas të cilëve, numri i përgjithshëm i aborteve të regjistruara dhe të paraqitura në vend bie, ndërsa trend i rënës është vërejtur dhe në vitin 2015, që është viti i fundit për të cilin ka të dhëna të grumbulluara statistikore.

Kështu, në vitin 2015 janë regjistruar 4587 aborte apo 19.9 në 100 foshnjë të sapolindura. Në vitin 2008, në vend janë regjistruar 5900 aborte, që është për 1313 më shumë në krahasim me vitin 2015. Trendi i rënies vazhdon dhe në vitet në vijim, ashtu në vitin 2009 janë shënuar 5601 ndërprerje të shtatzënisë, ndërsa në vitin 2010, 5078 aborte.

“Pas uljes të numrit të ndërprerjeve gjatë shtatzënisë, rritje është vërejtur në vitin 2011, kur janë regjistruar 5324 aborte dhe në vitin 2012 kur janë regjistruar 5387 aborte.

Kështu, në vitin 2013 janë regjistruar 4983, ndërsa në vitin 2014 ka pasur 4738 aborte”, thonë nga Instituti për Shëndet Publik.

Dr. Vjosa Reçica, nga Instituti për Shëndet Publik, thotë se në rast edhe kur numri i aborteve bie, shqetësuese janë shifrat e aborteve të kryera tek vajzat e reja deri në moshën 20 vjeçare. Ajo sqaron se prej vitit 2008 kur janë regjistruar 146 aborte te femrat deri në moshën 20 vjeçare, ky numër në vitin 2015 është 217 apo 71 më shumë.

“Shqetëson ky informacion, sepse ndërprerja e shtatzënisë mbart rreziqe, ndërsa te vajzat e reja – rreziku nga pasojat e qëndrueshme ndaj organet riprodhuese është më i madh. Nga ana tjetër, ulet numri i aborteve tek gratë e moshës prej 35 vjet e sipër. Ashtu, nga 1980 aborte të kryera në vitin 2008, tek ky grupmoshe, në vitin 2015 janë regjistruar 1530 aborte”, thotë për Koha, dr. Reçica.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se, sipas të dhënave Instituti për kujdesin shëndetësor të nënave dhe fëmijëve, e dukshme është rënia e numrit të aborteve të regjistruara pas ndryshimeve të bëra në Ligjin për ndërprerjen e shtatzënisë të cilat u sollën në vitin 2013.

Ministria e Punëve të Brendshme ndërkaq në katër vitet e kaluara ka regjistruar vetëm një rast të abortit të paligjshëm. Sipas informacioneve të MPB-së, ky rast është regjistruar vitin e kaluar.

“Në zonën e DPB Tetovë është regjistruar vepër penale shtatzëni e ndërprerë në mënyrë të paligjshme dhe sterilizim i detyruar ndaj një personi të mitur nga fshati Çellopek.

Në këtë rast janë paraqitur dy autorë të krimit, nga të cilët njëri ka siguruar mjete financiar, ndërsa tjetri ka ndërmjetësuar në gjetjen e një personi që ka kryer abrotin mbi të miturën. Përsoni që ka kryer ndërprerjen e shtatzënisë tani për tani nuk dihet”, thonë nga MPB.

Gjithashtu lexo

VMRO nis fushatë, Maqedonia do të ketë probleme me marrëveshjen me Bullgarinë

Komiteti Qendror i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka thënë se takimin e fundit është diskutuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *