Home / Lajme / Maqedoni / Media austriake: Maqedonia i thotë lamtumirë Evropës

Media austriake: Maqedonia i thotë lamtumirë Evropës

Presidenti i Maqedonisë Ivanov nuk është i gatshëm për t’i dhënë mandatin për të formuar një qeveri të Social Demokratit, Zoran Zaev, pasi të zgjidhet president i ri i Kuvendit. Me kërcënimet e tij, ai dhe partia e mbajti vendin në një lojë shahu.

“Diplomatët e shumtë evropianë po kërkojnë një zgjidhje për bllokimin në Maqedoni. Por, partia nacional-konservatore VMRO-DPMNE me ndihmën e shërbëtorit të saj, Ivanov, po qëndron në pushtet në kundërshtim me rregullat demokratike dhe vlerat evropiane. Por, miqtë autoritarë në Hungari dhe Poloni po vazhdojnë të japin mbështetje për regjimin në Shkup “, shkruan në një analizë të saj ekspertja e njohur austriake e Ballkanit Adelheid Wölfl.

Shkrimi është botuar në të përditshmen austriake «Der Standard», me titullin “Maqedonia i thotë lamtumirë Evropës “.

“(…) Ivanov nuk është i gatshëm për t’i dhënë mandatin për të formuar një qeveri të Social Demokratit, Zoran Zaev, pasi të zgjidhet president i ri i Kuvendit. Me kërcënimet e tij, ai dhe partia e mbajti vendin në një loj shahu. Shumë kanë frikën nga një konflikt i dhunshëm dhe tensione etnike duke përdorur propagandën e VMRO-së”, përcjell albinfo.ch.

“Dështimi i përpjekjeve për të demokratizuar vendin e vogël ballkanik nga BE-në dhe SHBA-në ka pasoja rajonale. BE-ja po bëhet gjithnjë e më shumë një perspektivë e largët. Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në këtë rast kërcënojnë me tone nacionaliste për një ‘Shqipëri të Mdhe’”, shkruan Standardi austriak.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *