Home / Kryesoret / Media austriake: Maqedonia me prirje vetëshkatërruese, kush po shfrytëzon situatën

Media austriake: Maqedonia me prirje vetëshkatërruese, kush po shfrytëzon situatën

Mbi situatën e fundit gjeopolitike mbi Ballkanin ka shkruar edhe media e djathtë austriake ‘Die Presse’, duke theksuar se zbehtësinë e ndikimit të Brukselit në rajon mundohet ta shfrytëzojë Ankaraja dhe Moska.

 

“Udhëheqësit shtetërorë në Ballkan ndjekin modelin e presidentit Rexhep Taip Erdogan, udhëheqje autoritare, argumente nacionaliste dhe ekonomi neoliberale. Demokracia për ata është objektivi, jo qëllimi,” thekson eksperti i Europës juglindore Vedran Dzihic.

Pafuqia e BE në Maqedoni vërehet te pamundësia për të bindur presidentin Gjorge Ivanov t’ia jap mandatin liderit opozitar Zoran Zaev, në Kosovë nuk mund të zhbllokojë për automjetet urën në qytetin e ndarë të Mitrovicës, në Serbi deputetët thërrasin “Rusi” në kohën kur fjalimin mbajnë politikanët europianë.

Ballkani nuk i takon më Europës, shkruan media ruse ‘Sputnik’. Por atje nuk përpiqet të shtojë ndikimin vetëm Moska, por edhe Ankaraja, Kina dhe vendet e gjirit.

Por në këto kushte edhe BE nuk është e unifikuar. “Në kohën kur perëndimi i ka bërë prej vitesh presion Nikola Gruevskit për demokratizimin e vendit, ministri i jashtëm austriak Sebastian Kurz bën fushatë për të në dhjetor 2016,” përcjell botasot. Artikulli përmbyllet me paraqitjen e Serbisë si një fëmijë të mbrapshtë që gjatë nëntë viteve përpiqet problemin e Kosovës ta zgjidhë me armë të vërteta dhe jo me komunikim. Maqedonia që ka prirje vetëshkatërruese, Bosnja që shpërbëhet vetë, Mali i Zi imagjinon veten si në “majë të botës” dhe Shqipëria që qëndron gjithë ditën “e tërhequr në fund të këndit”. Është kaos që liderët ballkanikë “luajnë me fëmijët e mbrapshtë”, që BE i kishte paralajmëruar, me Putinin, me Erdoganin. Por ata kanë nevojë për miq. Dhe mbase Putini dhe Erdogani nuk janë aq të keq, siç ka pretenduar gjithmonë BE.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *