Home / Kryesoret / Media zvicerane: Nacionalistët e VMRO-së po luajnë me zjarr

Media zvicerane: Nacionalistët e VMRO-së po luajnë me zjarr

Gazeta prestigjioze zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” (NZZ) në një artikull të botuar të premten, mbrapa dhunës së parmbrëmshme në Shkup e sheh Gruevskin. “Sulmi mbi parlamentin dhe nxitja e tensioneve ndëretnike janë bërë për të penguar ndërtimin e një qeverie të re. Vendi është më labil se kurrë”, thuhet në artikullin me autor korrespondentin e NZZ për Ballkan, Andreas Ernst,

Pasi përshkruan skenat e njohura dramatike të të enjtes mbrëma në ambientet e parlamentit, autori thotë se “policia nuk ka pasur vullnet ose mundësi për ta mbrojtur godinën e parlamentit, edhe pse nacionalistët e VMRO-së prej javësh po kërcënonin me sulm në rast se opozita do të ndërtojë qeverinë bashkë me shqiptarët. Drejt një qeverie të tillë ishte bërë tashmë hapi vendimtar kur socialdemokratët së bashku me partnerët e tyre shqiptarë të koalicionit kishin zgjedhur Talat Xhaferin për kryetar të Parlamentit. Ai duhej ta udhëhiqte zgjedhjen e qeverisë.

Komisioni i BE-së “ka marrë njoftimin për zgjedhjen” e Xhaferit dhe ka dënuar ashpër trazirat. Nga ana tjetër VMRO drejton gishtin nga “strukturat ilegale paralele”. Kryetari i partisë, Gruevski, i cili ka dominuar Maqedoninë për dhjetë vite reziston me të gjitha mjetet kundër rrëzimit nga pushteti. Një aferë e zbuluar në vitin 2015 nga opozita kishte sjellë në sipërfaqe një sistem të korruptuar klientelist në të cilin klasa sunduese menaxhon në mënyrë arbitrare, shkrua n nzz, transmeton albinfo.ch Në fund të vitit 2015, nën presionin ndërkombëtar qe themeluar një prokurori speciale, e cila po zhvillon hetime edhe kundër vet Gruevskit. Numër i madh politikanësh nga rrethi i tij frikohen se mund ta përfundojnë karrierën e tyre në burg.

Ndërsa VMRO e paraqet gjendjen krejtësisht ndryshe. Si një agjent përmbarues i tij (Gruevskit) në këtë kontekst po profilizohet presidenti Ivanov, person deri tash i pangjyrë: Partitë shqiptare, thotë Ivanov, synojnë federalizimin kundërkushtetues të vendit dhe kjo është arsyeja që ai po kundërshton të ngarkojë koalicionin e socialdemokratëve dhe shqiptarëve për ta ndërtuar qeverinë. Ç`është e vërteta, partitë shqiptare pas zgjedhjeve kishin bërë një platformë të përbashkët, shkruan më tutje NZZ, përcjell albinfo.ch. Mirëpo në të nuk bëhet fare fjalë për federalizmin por për dygjuhësinë, ndarjen e barabartë të buxhetit dhe për “diskutimin e domosdoshëm” mbi simbolet shtetërore. Shqiptarët duan që krahas maqedonasve të njihen si kombi i dytë shtetformues. Edhe prokuroria speciale duhet të vazhdojë punën.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *