Home / Lajme / Botë / Mediat botërore për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë

Mediat botërore për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë

Rezultatet nga rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Francë janë “pasqyrë e ndarjes politike të vendit”, publikoi gazeta britanike “Gardian”, ndërsa “Tajms” konstatoi se “elita franceze është nënçmuar”.

“Kërcënimi nga e djathta ekstreme në Francë akoma edhe më tej ekziston”, shkruan “Gardian”, duke theksuar se Emanul Makron është “shpresa më e mirë për këtë vend të jashtëzakonshëm, të ngarkuar me probleme”.

“Figaro” me titullin “Nokaut për të djathtën” fokusohet në mossuksesin e Fransoa Fijonit, ndërsa “Liberasion” pret që Makron të jetë më afër funksionit të presidentit.

“Fajnenshëll tajms” parashikon se më 7 maj, kur mbahet rrethi i dytë të, do të jetë dita e “kurorëzimit” të Makronit.

“Shpigël” publikon titull “Dëshira e Francës për ripërtëritje” dhe gjithashtu merret me përqindjen e lartë të votave, të cilët kanë shkuar për partitë, të cilët janë kundër establishmentit. Megjithatë javorja gjermane parashikon fitore të Makronit.

“Pais” spanjoll në pjesën hyrëse me titullin “Shpresa për Makronin” thekson se suksesi i centristit të ri “tregon rrugën, që duhet të ndjekin partitë tradicionale, që dëshirojnë sërish të ndërlidhen me votuesi e tyre”

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *