Home / Sport / Mehmedi ka fjalë të mëdha për ish-skuadrën dhe trajnerin

Mehmedi ka fjalë të mëdha për ish-skuadrën dhe trajnerin

Freiburgu e bëri të famshëm në Gjermani dhe tani do të rikthehet për të luajtur ndaj ish skuadrës së tij.

Fjala është për sulmuesin shqiptar, Admir Mehmedi i cili me Leverkusenin do të përballen të dielën me Freiburgun.

Mehmedi thotë se është emocionuese për të të kthehet në shtëpinë e tij, duke aluduar në stadiumin e Freiburgut.

“Është emocionuese për mua të rikthehet përsëri në shtëpinë time dhe të luaj ndaj Freiburgut”.

Tutje djaloshi nga Maqedonia ka folur edhe për trajnerin e Freiburgut, Christian Streich.

“Ai iu jep lojtarëve afërsi që ata të ndihen të rëndësishëm. Për mua personalisht, Streich është një trajner dhe njeri i jashtëzakonshëm”, ka deklaruar Mehmedi.

Ndeshja mes Freiburg dhe Bayer Leverkusen do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 15:00.

Njëherit kjo ndeshje do të jetë edhe derbi i shqiptarëve, pasi në radhët e vendasve aktivizohet Amir Abrashi.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *