Home / Lajme / Maqedoni / Mehmeti: ËNDËRRA e përgjakshme serbe dhe ruse për Maqedoninë ka përfunduar

Mehmeti: ËNDËRRA e përgjakshme serbe dhe ruse për Maqedoninë ka përfunduar

PËRGJIGJE NDAJ PROPAGANDËS SERBE KUNDËR MAQEDONISË DHE SHQIPTARËVE:

Nga, Abdulla Mehmeti

Çështja kryesore që ia bëjmë me dije propagandës serbe ndaj Maqedonisë dhe shqiptarëve autoktonë në këtë shtet është: Shqiptarët dhe qytetarët tjerë të këtij vendi mbi një shekull kanë luftur dhe luftojnë edhe sot për çlirimin e Maqedonisë nga hegjemonizmi serb dhe infuenca ruse, jo për ndarjen e Maqedonisë, ose krijimin e shtetit të tretë shqiptar në Ballkan.

Pas ngjarjeve të fundit në Parlamentin e Maqedonisë, më 27 prill 2017, të cilat e morrën dënimin e merituar nga shumica dërmuese e qytetarëve të vendit, opinioni demokratik dhe institucionet ndërkombëtare; ndërsa vetëm politikanët, analistët dhe mediumet serbe propagandojnë për shndërrimin e Maqedonisë në shtet i tretë shqiptar në Ballkan, ngjashëm siç e alarmonin dikur opinionin ndërkombëtar për krijimin e ,,Shqipërisë së Madhe”, kur bota demokratike dhe populli shqiptar përpiqeshin për çlirimin e Kosovës nga kthetrat e sundimit të egër serb.

Shqiptarët kanë kontribuar në çlirimin e shumë popujve dhe pavarësimin e shteteve të tyre, si Greqinë, Egjiptin, Turqinë moderne, etj., por asnjëherë nuk kanë pretenduar se ato janë shtete kombëtare të tyre, meqë ato nuk shtrihen në trojet etnike shqiptare.

Shqiptarët në Maqedoni janë utoktonë në trojet e veta etnike, janë popull shumicë e konsiderueshme dhe bashkë me maqedonasit dhe bashkësitë tjera etnike angazhohen për ndërtimin e këtij shteti shumetnik, mbi baza të barazisë së plotë qytetare dhe të parimeve demokratike, në marrëdhënie të mira bashkëpunimi e mirëkuptimi me shtetet fqinje, për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Shqiptarët e Maqedonisë dhe jo vetëm, sidomos nga krijimi i Republikës jugosllave të Maqedonisë më 1944 dhe shpallja e pavarësisë më 1991, kanë luftuar pandërprerë, jo për krijimin e Maqedonisë si shtet i tretë shqiptar, por për ta çliruar Maqedoninë nga pushtimi, okupimi, sundimi dhe hegjemonizmi serb, i cili këtë vend e ka kolonizuar dhe qytetarët e saj i ka shtypur, shfrytëzuar, diskriminuar, plaçkitur dhe përgjakur përgjatë historisë, sidomos pas okupimit të Maqedonisë, të quajtur nga serbët si ,,Maqedonia e Vardarit”, ,,Banovina e Vardarit”, ,,Serbia Jugore” etj., në bazë të Marrëveshjes së Bukureshtit, të 10 gushtit 1913.

Maqedonia është shtet i qytetarëve të saj, i shqiptarëve, maqedonasve dhe mbi 27 bashkësive të tjera etnike që jetojnë në të, që si e tillë do të jetë shtet i lirë dhe demokratik përkrah shteteve të përparuara të botës, vetëm pas çlirimit të saj nga hegjemonizmi serb dhe influenca ruse, e zbatuar përmes udhëheqësve të djeshëm dhe të sotëm të krahut proserb* të VMRO-së dhe disa qarqeve të tjera shoviniste antishqiptare vendëse.

*Që nga themelimi i organizatës së fshehtë me emrin VMRO, më 1893, në Selanik (Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase), brenda saj kanë dominuar tri rryma politike dhe formacione të armatosura çetnike (grupe terroriste), proserbe, probullgare dhe autonomiste. Kjo e fundit është angazhuar për Maqedoni të pavaruar dhe ka pasur edhe përkrahjen e shqiptarëve. Partia politike që aktualisht e mban emrin e kësaj organizate, me emrin VMRO-DPMNE është themeluar në vitin 1990 nga ish sigurimi i shtetit jugosllav (serb), e cila edhe aktualisht i mban peng proceset e zhvillimit normal të këtij shteti, sidomos është kundër barazisë së shqiptarëve dhe kundër integrimit të vendit në strukturat euroatlantike.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *