Home / Lajme / Maqedoni / Mekejn: Nuk është në interes të askujt që të vihet deri në shkatërrim të Maqedonisë
Sen. John McCain, R-Ariz., called the 800-page immigration reform bill proposed by a bipartisan group of senators a "fair, comprehensive and practical solution" to a difficult problem.

Mekejn: Nuk është në interes të askujt që të vihet deri në shkatërrim të Maqedonisë

Senatori republikan Xhon Mekejn, bëri thirrje për rikonfirmimin e angazhimit amerikan dhe evropian në Ballkan, për të cilin tha se megjithëse ka përparuar ndjeshëm që nga konfliktet e vitit 1990, ende ka vështirësi dhe paqëndrueshmëri të konsiderueshme.

I kthyer së fundmi nga një turne në rajon, senatori Mekejn përmendi si sfida në një intervistë për shërbimin serb të Zërit të Amerikës, krizën në Maqedoni, drejtimin e Serbisë pas zgjedhjeve presidenciale, dhe rolin e islamizimit radikal.

“Nuk është në interes të askujt që të vihet të deri në shkatërrim të Maqedonisë”, theksoi Mekejn.

“Shqetësimi im është se ndërsa vëmendja jonë është zhvendosur tek Rusia, tek Ukraina, tek Lindja e Mesme, tek Kina, nuk i kemi kushtuar vëmendjen e duhur, madje as evropianët nuk i kanë kushtuar vëmendjen e duhur Ballkanit”, tha ai.

Senatori Mekejn tha se është e qartë që rusët po përpiqen të shtrijnë ndikimin e tyre në rajon.

“Përpjekja për grusht shteti në Mal të Zi, është një shembull i qartë. Ishte një përpjekje për përmbysjen e një qeverie të zgjedhur të një vendi”, tha ai.

Faktin që Rusia po zgjeron influencën, ai ia atribuon mungesës së udhëheqjes amerikane dhe evropiane, në zonën që ai thotë se mendohet të jetë më e paqëndrueshmja në Evropë.

“Ne luajtëm rol në zgjidhjen e konflikteve atje, që shkaktuan humbje jete dhe duket se vitet e fundit jemi tërhequr dhe ky është një shembull tjetër i nevojës absolute për rol udhëheqës të Shteteve të Bashkuara”.

Senatori Mekejn shprehu mbështetjen për vazhdimësinë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit dhe bëri thirrje për pajtim në të mirë të së ardhmes së qytetarëve të dy vendeve.

Ai tha se kishte parë si në Kosovë edhe Shqipëri, një dëshirë të madhe për integrim në BE.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *