Home / Lajme / Botë / Merkel përmes telefonit kërkon që Tramp të bashkëpunojë me KB-në dhe Rusinë për Sirinë

Merkel përmes telefonit kërkon që Tramp të bashkëpunojë me KB-në dhe Rusinë për Sirinë

 Qeveria gjermane sot bëri të ditur se në një bisedë telefonike që e kanë pasur dje kancelarja Angela Merkel dhe presidenti i SHBA-së Donald Tramp është biseduar për situatën në Siri dhe për mundësitë për tejkalimin e tensioneve në lidhjet me Korenë Veriore, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Berlini.

Sipas zëdhënësit të Qeverisë gjermane, Shtefan Zajbert, në bisedë, kancelarja e ka potencuar nevojën që të vazhdojë me procesin politik të Kombeve të Bashkuara.

“Pas reagimit të kuptueshëm të SHBA-së të përdorimit të tmerrshëm të armëve kimike, duhet të bëhet gjithçka që është e mundur që të mund procesi politik në kuadër të KB-së të niset përpara”, i porositi Merkel presidentit amerikan Tramp, thuhet në deklaratën e qeverisë gjermane.

Përveç për rolin e KB-së në gjetjen e zgjidhjes së qetë për konfliktin në Siri, Merkel në bisedën telefonike me Tramp ka folur edhe për nevojën nga bashkëpunimi me Rusinë e cila është “shumë e rëndësishme në promovimin e tranzicionit politik në Siri”. Sipas kancelares gjermane, qëllimi i aksionit të përbashkët është një Siri e qetë dhe stabile, e cila nuk kryesohet nga presidenti Bashar al Asad.

Gjithashtu lexo

ISIS paralajmëron sulme në Itali – (VIDEO)

Spanja i kujtoi 14 viktimat e sulmeve të Katalunjës me një meshë të posaçme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *