Home / Lajme / Rajon / Mësuesja u kërkoi nxënësve t’i bashkohen takimit të PS në Kavajë, Rama e shkarkon

Mësuesja u kërkoi nxënësve t’i bashkohen takimit të PS në Kavajë, Rama e shkarkon

Kryeministri Rama dhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, kanë reaguar menjëherë pas publikimit të një video në rrjetet sociale, ku një mësuese u kërkonte nxënësve që t’i bashkoheshin takimit të PS në Kavajë ditën e sotme.

Pas këtij lajmi, mësuesja është shkarkuar nga detyra.

Ka qenë vetë kryeministri Rama, ai që nga foltorja e Kuvendit ka njoftuar largimin e mësueses në fjalë nga sistemi arsimor.

Teksa iu referua këtij rasti, kryeministri theksoi se çdo mësues apo mësuese që nuk bën detyrën, sipas përcaktimeve të ligjit do të penalizohet. Sakaq, ai u shpreh se çdo mësues ka të drejtë të ketë bindjen dhe angazhimin e tij politikë krejtësisht të lirë, por jashtë ambienteve të shkollës.

“Një video e publikuar ditën e sotme tregon një mësuese që u ka kërkuar nxënëseve të paraqiten në takimin tonë në Kavajë. Dhe tashmë kjo mësuese është shkarkuar nga detyra, është larguar nga sistemi. Theksoj e të gjitha mësueset e Republikës së Shqipërisë duhet të bëjnë detyrën e tyre. Çdo mësuese ka të drejtën e plotë të angazhohet në çdo forcë politike e të flasë me këdo, por është në shkelje flagrante jo vetëm të ligjit, apo edhe etikës së shkollës që ne duam nëse e bën këtë në klasë, apo brenda shkollës. Ne kemi patur plot video, fotografi, të dërguar nga njerëz për mësueset e nxënësit në çadër e nuk ka një dëshmi të vetme që atyre t’u ketë hyrë një gjemb në këmbë. Për ne është e qartë dhe e thjeshtë, shkolla është shkollë, klasat klasa, oborri i shkollës po kështu, dhe në këtë rast shteti është garanti se ata janë t lirë të ushtrojnë veprimtarinë tyre brenda shkollës pa qenë të kërcënuar urdhëruar, apo sugjeruar të marrin pjesë në aktivitete politike. Ndërsa jashtë mureve të shkollë, janë të gjithë të lirë të bëjnë ç’të duan. Ato mësues e mësuese që e bëjnë këtë gjë në klasë do të largohen nga sistemi, nëse mbështetin partitë jashtë mureve të shkollës unë i përshëndes, sepse janë të lirë të bëjnë ç’të duan”, tha Rama.

Gjithashtu lexo

“Balena Blu” shënon një tjetër viktimë, adoleshenti vret veten me qese plastike

Loja “Balena Blu” vazhdon që t’i marrë jetën adoleshentëve. Një 14 vjeçar indian dyshohet se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *