Home / Lajme / Rajon / Meta flet për zgjedhjet për Presidentin: Nuk kemi EMËR… por duhet konsensual!

Meta flet për zgjedhjet për Presidentin: Nuk kemi EMËR… por duhet konsensual!

Më 19 prill do të zhvillohet raundi i parë i zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Shqipërisë, pas përfundimit të mandatit të kreut aktual të shtetit, Bujar Nishani.

Kryeministri Edi Rama foli për herë të parë gjatë ditës së djeshme kur tha se kandidatura do të jetë konsensuale mes koalicionit PS-LSI. Por këtë të premte, është vetë kreu i LSI-së, Ilir Meta, i cili i është përgjigjur interesit të gazetarëve në lidhje me zgjedhjet për presidentin dhe nëse ka ndonjë emër kandidati.

Kryetari i LSI-së u shpreh se aktualisht nuk ka një emër konkret. Por ajo që theksoi është se zgjedhjet për Presidentin duhet të zhvillohen përmes konsensusit.

“Nuk kam një emër konkret, zgjedhjet e Presidentit do mbahen përmes konsensusit”, u shpreh Meta.

Deklaratën, kryetari i LSI-së Ilir Meta e bëri sot nga Zall-Herri, ku ishte i pranishëm në inaugurimin e një rruge të re, bashkë me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Janë gjithsej 5 raunde deri në zgjedhjen përfundimtare të Presidentit, ndërkohë nuk ka asnjë emër të propozuar për president. Sipas Kushtetutës, 20 deputetë minimalisht duhet të firmosin për një emër kandidati për Presidenti. Sipas Kushtetutës, në raundin e parë kandidati për President duhet të marrë 84 vota, ndërkohë që raundi i parë konsiderohet i ezauruar edhe nëse nuk del asnjë kandidat.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *