Home / Lajme / Rajon / Meta: Kuvendi mbetet vendi i dialogut politik

Meta: Kuvendi mbetet vendi i dialogut politik

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta priti të hënën ministrin e Punëve të Jashtme të Holandës, Bert Koenders me të cilin biseduan mbi marrëdhëniet dypalëshe, procesin e integrimit evropian dhe zhvillimet në rajon.

Kryeparlamentari Meta tha se Holanda përfaqëson një vend domethënës për Shqipërinë brenda Bashkimit Evropian dhe në këtë kuadër Kuvendi i Shqipërisë mirëpret intensifikimin e shkëmbimeve parlamentare, bashkëpunimit qeveritar dhe ekonomik mes dy vendeve.

Pasi shprehu mirënjohjen për mbështetjen holandeze, Meta ndau bindjen me Koenders se procesi i integrimit evropian kërkon përshpejtimin cilësor të reformave të ndërmarra ku reformimi i sistemit të drejtësisë mbetet kryefjalë e angazhimit politik. Në këtë drejtim, theksoi Meta, Kuvendi mbetet vendi i dialogut politik dhe i besimit reciprok.

Nga ana e tij, shefi i diplomacisë holandeze Koenders vuri në dukje se BE inkurajon zbatimin e plotë të reformës në drejtësi, si dhe krijimin e një klime mirëbesimi dhe kompromisi për organizmin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Ndryshe, në takim u bisedua edhe mbi zhvillimet e fundit në rajon, duke ndarë bindjen se stabiliteti, konsolidimi demokratik dhe integrimi evropian i vendeve të Ballkanit i shërben sigurisë mbarë-evropiane dhe agjendës euro-atlantike të rajonit.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *