Home / Lajme / Rajon / Meta pritet të zgjidhet sot Presidenti i ri i Shqipërisë

Meta pritet të zgjidhet sot Presidenti i ri i Shqipërisë

Kreu i Kuvendit, njëherësh edhe kreu i LSI Ilir Meta pritet që sot të zgjidhet Presidenti i ri i Shqipërisë.

Seanca plenare për votimin e Ilir Metës në krye të shtetit do të zhvillohet sot në orën 17:00 në  raundin e katërt të këtij procesi, pas dështimit të tre raundeve.

Përpara seancës, sot në orën 15:00 do të mblidhet edhe Komisioni i Ligjeve për emrin e Presidentit.

Pas takimeve intensive të mbrëmjes së djeshme midis Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, kjo e fundit propozoi dy emra si kandidatë, atë të Ilir Metës dhe të ministrit të Drejtësisë, Petrit Vasili.

Kandidatura e Metës mori mbështetjen unanime nga kryesia e Partisë Socialiste.

Gjithashtu lexo

Në çdo 32 kërkesa për azil, ja sa shqiptarë kanë mundur të përfitojnë

Numri i kërkesave për azil nga shqiptarët në vendet e BE-së në 2016-ën arriti në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *