Home / Lajme / Maqedoni / Meta telefonon Talat Xhaferrin: Kriza në Maqedoni politike, jo ndër-etnike! Keni mbështetjen tonë

Meta telefonon Talat Xhaferrin: Kriza në Maqedoni politike, jo ndër-etnike! Keni mbështetjen tonë

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka bashkëbiseduar me kryeparlamentarin e sapo-zgjedhur të Maqedonisë, Telat Xhaferri.

Meta i ka shprehur shqetësimin dhe keqardhjen homologut të tij në lidhje me dhunën e ushtruar ditën e djeshme në kuvendin e Maqedonisë.

“Shpreh keqardhje per dhunen e papranueshme ne ambjentet e parlamentit te Maqedonise.”- është shprehur Meta.

Meta e ka siguruar Talat Xhaferrin se ka mbështetjen e plotë të kuvendit të Shqipërisë, duke i uruar atij, suksese në postin e ri si kryetar i parlamentit.

Në përfundim të komunikimit telefonik midis të dyve, Meta ka theksuar se konflikti që ka shpërthyer në Maqedoni dhe që degradoi ditën e djeshme në dhunë, vjen si pasojë e politikës dhe jo çështjeve ndëretnike.

“Mbeshtesim zgjidhjen e krizes ne Maqedoni permes mjeteve kushtetuese e demokratike. Konflikti eshte politik jo nder-etnik”- i ka thënë Meta homologut të tij.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *