Home / Lajme / Maqedoni / Miftari ka disa fjalë për Mukin dhe deputetët e RM-së

Miftari ka disa fjalë për Mukin dhe deputetët e RM-së

Shkruan: Enis Miftari

DREJTUAR HOXHË MUHAMED ZEQIRIT DHE DEPUTETEVË NË KUVENDIN E ”RM-SË”

Nuk po arrijë që të kuptoj këtë absurditet, ku dy adoleshentë shqiptarë nga Kumanova të cilët shihet qartë që kanë qenë tepër entuziazistë dhe guximtarë për aktin që kanë bërë dhe arrijnë që t’i zbulojnë e, t’i arrestojnë dhe meshumë qasa do t’i dënojnë. Por, a ka zgjidhje për këto ngjarje mëposhtë :

1. Kush janë personat që rrahin nxënësit shqiptarë në autobusët lokal në Shkup ?

2. A u zbuluan autorët që dëmtuan dy herë në një muaj dyqanin e berber nushit në lagjen Gjorçe Petrov ?

3. A u zbuluan autorët të cilët rrahën djaloshin 16 vjeçarë në një shkollë në Kumanovë ?

4. Kush ishin autorët që sulmuan vajzën me mbulesë në qendër të Shkupit ?

5. A u dënuan personat të cilët rrahën ekipin U18 të FC. Shkupit në ndeshjen e futbollit ?

6. A u zbuluan dhe a u dënuan ata tifozë të ekipit të Pobedës  që në ndeshjen PODEDA – SHKUPI hynë në fushë dhe valëviten flamurin maqedonas dhe ofendonin shqiptarët ?

7. A u dënuan personat të cilët rrahën familjen Zeqiri nga Radishani i Shkupit ?

8. A u zbuluan personat të cilët dogjën lokalet me pronarë shqiptarë në Gjorçe Petrov ?

Tanimë, nuk po e kuptoj kush po nxit dhe kush po e mban flamurin e tolerancës ndëretnike, kuptoj qartë që për ju të nderuar deputet ndoshta salla e kuvendit është vetëm të humbi kohë dhe të qëndroni publik i debatit ndërmjet LSDM-së dhe VMRO-së, më falni por ne ju votuam që të ngrisni zërin për shqiptarët të cilët shfrytëzohen si mish për top dhe jo që të shkëmbeni replika dhe të bëni kampanjë për zgjedhjet lokale. Kjo qasje e juaj tregon qartë që me të vërtet partitë politike janë grupe njerëzish për interesa personale.

Ju ëndërroni, tanimë për poste ministrore, kryetarë komunash ndërsa shqiptarët e gjorë të cilët ju votojnë juve malltretohen, ofendohen, përbuzen, shkelen në mënyra më ç’njerëzore. Uroj që në vitet e ardhshme do vijë një brumë tjetër dhe jo kaq marangozë sikur puna juaj. Duhet ndërtuar shteti i së drejtës, që drejtësia dhe ligji të vlejë për të të gjithë.

– Të nënshtruarit e parasë dhe benefiteve personale !

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *