Home / Lajme / Botë / Mijëra civilë presin të evakuohen nga zona konflikti në Siri
Syria

Mijëra civilë presin të evakuohen nga zona konflikti në Siri

Rreth 3000 vetë presin të evakuohen sot nga katër qytete të rrethuara në Sirinë veriore, në kuadër të një marrëveshjeje që u pezullua për 24 orë pas një shpërthimi vdekjeprurës që la të vdekur mbi 100 vetë.

Të evakuuarit janë nga dy fshatra pro-qeveritare dhe dy qytete që kontrollohen nga opozita, të gjitha këto komunitete kanë qenë të rrethuar gjatë dy viteve të fundit.

Organizata e pavarur Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se rreth 120 autobusë dhe ambulance janë drejtuar në zonat e rrethuara për ta evakuuar popullatën drejt Alepos.

Evakuimet zhvillohen pasi dje, një shpërthim goditi autokolonën me civilë në një zone pranë Alepos dhe la të vrarë mbi 112 vetë, sipas Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut. Dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.

Punonjësit e ekipeve të shpëtimit kanë kontrolluar zonën e shpërthimit pranë Alepos deri në orët e vona të natës mbrëmë.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin. Por në këtë zonë operojnë grupe ekstremiste suni, përfshirë degën siriane të Al-Qaidës, të cilat shpesh sulmojnë komunitetet shiite.

Ambasada amerikane në Siri komentoi përmes një postimi në Twitter se “Shtetet e Bashkuara e dënojnë me forcë këtë sulm barbar kundër civilëve të pafajshëm, ndër të cilët kishte edhe gra e fëmijë”.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *