Home / Lajme / Rajon / Milaim Zeka: Lutfi Haziri e tha një të pavërtetë të madhe

Milaim Zeka: Lutfi Haziri e tha një të pavërtetë të madhe

Gazetari Milaim Zeka ka reaguar ndaj deklaratës së nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i cili në një dokumentar për Ibrahim Rugovën, tha se ishte Rugova ai që e kishte dërguar Komandantin legjendar Adem Jashari për trajnime në Shqipëri.

Zeka përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Lutfi Haziri e ka thënë një të pavërtetë të madhe.

Postimi i plotë i Milaim Zekës në Facebook:

“Nese Rugova e ka dergu Adem Jasharin ne Shqiperi, Lutfi Haziri i ka qu shqiptaret ne ISIS?!!!

Ne dokumentarin e Leonard Kerqukit, lidhur me historine e LDK-se, me rastisi me pa Lutfi Hazirin, i cili tha: “Grupet e para ne krye me Adem Jasharin dhe Sali Çekun, i ka dergu ne Shqiperi Ibrahim Rugova, pas nje marreveshje me Ramiz Aline”!!!

Me deklaru nje gje te tille, nje te pavertete kaqe te madhe historike, nje njeri publik, do ishte njesoje sikur une te thosha: Lutfi Haziri, bashke Bin Ladenin, i ka nisur grupet e para te shqiptareve per tek ISIS-i ne Siri”!

Nese Lutfi Haziri e nxjerre ndonje marreveshje te firmosir, ndonje dokument, ose ndonje deshmitar per kete pune, une jo vetem do t i ketkoje falje, po as nuk do punoje me si gazetar!

Jane vetem dy njerez kompetent qe munden me fole per kete pune: Hafiz Gagica, dhe Akademik Ali Aliu. Te dyte e kane spjeguar kete gje ne emisionin tim.

Te gjithe ata qe e kane njohur Rugoven nga afer, e din fare mire, se ai njeri kurr, ama kurr, fjalen lufte nuk e ka permend.

Kam thene ne nje shkrim edhe ma heret: vaj halli per ato parti politike dhe politikan, qe permes te vdekureve duan me fitu vota nga elektorati!!!” (sic.), ka shkruar Zeka. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *