Home / Lajme / Maqedoni / Ministri Cvetkov shpreson se bujqit do t’i shfrytëzojnë paratë e IPARD 2

Ministri Cvetkov shpreson se bujqit do t’i shfrytëzojnë paratë e IPARD 2

Agjencia për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural ka shpallur sot thirrje për të interesuarit që të aplikojnë për shfrytëzimin e mjeteve financiare të Instrumenteve të paraaderimit për bujqësi dhe zhvillim rural të BE-së – IPARD,

Në vazhdën e këtij projekti, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Mihail Cvetkov ka thënë se shpreson se bujqit e Maqedonisë do të shfrytëzojnë të gjithë paratë e lëshuara.

“Me realizimin e IPARD 2 që i dedikohet për periudhën 2014 deri në vitin 2020 është vonuar dy vite, por si institucione kompetente i ndërmorëm të gjithë hapat që 60 milionë euro të parapara t’i shfrytëzojmë 100 për qind. Duke pasur parasysh se pamjaftueshëm u shfrytëzuan mjetet nga Programi IPARD 1 jemi të gatshëm që programin IPARD 2 shfrytëzojmë 100 për qind. Pesë milionë euro të parapara për vitin 2014 dhe pesë milionë euro për vitin 2015 duhet t’i shfrytëzojmë deri në fund të vitit 2018”, tha në konferencën për shtyp ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Mihail Cvetkov.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *