Home / Lajme / Rajon / Ministri i Brendshëm i Serbisë: Forcat tona janë të gatshme nëse kërcënohemi nga zhvillimet në Maqedoni!

Ministri i Brendshëm i Serbisë: Forcat tona janë të gatshme nëse kërcënohemi nga zhvillimet në Maqedoni!

Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq sot theksoi se ai nuk pret që siguria e Serbisë të kërcënohet nga zhvillimet në Maqedoni, por se forcat e sigurisë janë të gatshëm për të vepruar në një rast të tillë.

“Ne jemi të kujdesshëm për vite për shkak të situatës në kufijtë tanë jugorë për arsye të ndryshme. Ne analizojmë të gjitha skenarët dhe situatat në fiqnjësi, tek shtetet që kanë treguar disa lloje jostabiliteti dhe rrezikun e sigurinë dhe po marrim masa që forcat tona të sigurojnë të gjithë qytetarët e Serbisë dhe se nuk duhet të shqetësohen”, tha Stefanoviq.

Ai shtoi se ai pret pjesën kryesore të mbledhjes së Byrosë Koordinues të shërbimeve të sigurisë të jenë të përkushtuar për situatën në Maqedoni dhe masat që duhet të merren.

I pyetur nëse shërbimet e inteligjencës turke ishin të përfshirë në ngjarjet në Maqedoni dhe Serbinë jugore, Stefanovic tha se ai nuk kishte të dhëna të tilla.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *