Home / Lajme / Botë / Ministri i Jashtëm austriak: Kjo Turqi nuk mund të anëtarësohet në BE

Ministri i Jashtëm austriak: Kjo Turqi nuk mund të anëtarësohet në BE

Ministri austriak i Punëve të Jashtme të Austrisë dhe kryesuesi OSBE-së, Sebastian Kurz, pas epilogut të referendumit në Turqi, ka thënë se ky vend qartas ka vendosur kundër Bashkimit Europian.

“Edhe pse është votuar ngushtë në dobi të ndryshimit të Kushtetutës, kjo do të thotë se Turqia gjithnjë e më shumë po largohet nga shteti i të drejtës dhe demokracisë”, ka thënë ai, përcjell Al Jazzera.

Kurz ka shtuar se tani pret reagimin e qartë të BE-së, duke theksuar se përfundimisht duhet sinqeritet në raportin e BE-së me Turqinë.

Kurz shpreson se pas referendumit për zgjerimin e kompetencave të kryetarit Recep Tayyip Erdogan do të ndryshojë vetëdija tek ata në BE të cilët edhe më tej janë për anëtarësimin e Turqisë BE.

Ai ka përsëritur kërkesën e vet për ndërprerjen e bisedimeve për anëtarësim me Ankaranë.

“Turqia nuk mund të bëhet anëtare e BE-s”, ka porositur Kurz duke shtuar se fiksimi i anëtarësimi të mundshëm të saj duhet të ndërpritet.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *