Home / Lajme / Rajon / Ministri i Kosovës i gëzohet fitores së Erdoganit në referendum
OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Ministri i Kosovës i gëzohet fitores së Erdoganit në referendum

Ministri i Administratës Publike në Qeverinë e Kosovës, Mahir Yagçilar, ka thënë se ngritja e kompetencave të presidentit turk, Reccep Tayyip Erdogan, përmes ndryshimeve kushtetuese, do ta forcojë Republikën e Turqisë.

Yagçilar ka deklaruar se ishte “pro” ndryshimeve kushtetuese, të cilat sipas tij vetëm e forcojnë shtetin turk.

“Është realizuar referendumi dhe populli i Turqisë ka vendosur që të bëhen këto ndryshime kushtetuese, dhe unë personalisht mendoj se do të përforcohet Republika e Turqisë dhe do të jetë një shtet edhe më i fortë”, ka thënë ai për Insajderin.

“Duke u bazuar në rrethanat në Turqi dhe rreth Turqisë, ne ishim pro këtyre propozimeve”, është shprehur Yagçilar.

Ministri në Qeverinë e Kosovës ka kritikuar Bashkimin Evropian, të cilët përmes një reagimi sot kanë thënë se “referendumi do të dërgojë në pezullimin e negociatave me Turqinë”. Yagçilar është shprehur se deklarata e BE-së është e ngutshme.

“Mendoj që është një deklaratë ngutshme sepse nevojitet kohë që të vlerësohet. Unë nuk e kam lexuar këtë vlerësimin por Turqia ka sistemin e vet, demokracinë e vet dhe besoj se do të forcohet si shtet”, ka thënë Yagçilar.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *