Home / Lajme / Maqedoni / Ministri Kuçi pjesëmarrës i Forumit ekonomik mbarëkombëtarë në Shqipëri

Ministri Kuçi pjesëmarrës i Forumit ekonomik mbarëkombëtarë në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë Driton Kuçi gjendet në vizit pune në Shqipëri ku sot dhe nesër zhvillohet takimi i radhës i prodhuesve shqiptar nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Ky takim organizohet ne vijim të takimit të Prizrenit dhe Mavrovës, në kuadër të marrëveshjes midis Klubit të Prodhuesve të Kosovës dhe Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, ndërsa pjesëmarrës janë Ministrat e Ekonomisë të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe Oda ekonomike e Maqedonisë Veri-perëndimore dhe Dhoma e Tregëtisë-Tiranë.

Temë kryesore e diskutimit është propozimi për krijimin e një Forumi Ekonomik Mbarëkombëtar si iniciativë e cila do të ketë si qëllim promovimin e sipërmarrjes dhe prodhimit, si dhe produkteve të trojeve shqiptare.

Ministri Kuçi tha se këto takime janë në shërbim të rritjes së shkembimit tregtar mes tre vendeve dhe se ky trend duhet të vazhdon me takime të drejtpërdrejta mes prodhuesve nga Maqedonia Kosova dhe Shqipëria.

‘Republika e Maqedonisë vazhdon me përkushtueshmëri rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike, ku edhe i takon, duke plotësuar kushtet përmes realizimit të qëllimeve të përcaktuara të cilat kontribuojnë për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve, rritjen e shkallës së punësimit, luftën kundër korupsionit, zhvillimin e demokracisë dhe të stabilitetit politik të vendit’, tha Kuçi.
Ministri Kuçi tha se në këtë drejtim Maqedonia vendosmërisht është e përcaktuar në përforcimin e bashkëpunimit me vendet e Evropës Juglindore e veçanërisht me Shqipërinë dhe Kosovën dhe të merr pjesë në të gjitha strategjitë dhe projektet e përbashkëta, të cilat do të mundësojnë zhvillim më të shpejtë ekonomik dhe një jetë më cilësore të qytetarëve të saj.
Ministri i tregitsë dhe Industrisë të Kosovës znj. Hykmete Bajrami shprehi gadishmëri dhe mbështetje të plotë institucionale, po ashtu kërkoj nga institucionet e Shqipërisë që të bëhet çmos për tërheqjen barrierave të ndryshme që ndodhin mbrenda kornizave institucionale.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Turizmit të Republikës së Shqipërise, znj. Milva Ekonomi u shpreh që “Kemi nevojë për një dialog më të mirë për biznesin, ku mes tjerash potencoi që si shtet Shqiptar ‘do marim përsipër që ti mbështesim gjitha produktet që janë Made in Albania, Made in Kosovo dhe Macedonia pra të gjitha produktet kombëtare me qëllim për një cilësi më të lartë në tregun vendor dhe jashtë.

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore z. Nebi Hoxha u shpreh që OEMVP ‘gjithmonë është në kërkim të mundësive që janë më të volitshme për bizneset tona.Për të shkuar shpejtë, ne ecim vetëm, por për të shkuar më larg, ne duhet të ecim bashkë. Bashkëpunimi është domosdoshmëri për tu zgjeruar në tregjet rajonale dhe ato globale me qëllim që bashkërisht të jemi më të fuqishëm dhe më konkurent’.

Si kryetar i forumit Ekonomik u zgjodh z. Nagip Fejzo ai vlerësoi se ‘është shekulli i Shqiptarëve andaj erdhi koha kur prodhuesit tonë treguan se mund bashkohemi dhe të bashkëpunojmë.’

Në takim marrin pjesë 15 anetarë të forumit të zgjedhur për të perfaqësuar Shqipërine, 15 anetarë e forumit të zgjedhur për të perfaqësuar Kosovën dhe 15 anetarë të forumit të zgjedhur për të përfaqësuar Maqedoninë Veri-Perendimore.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *