Home / Lajme / Maqedoni / Ministri Kuçi pjesmarrës në samitin e 8 të Stambollit të Këshillit të Atlantikut

Ministri Kuçi pjesmarrës në samitin e 8 të Stambollit të Këshillit të Atlantikut

Me ftesë të Presidentit të Këshillit të Atlantikut  (Atlantic Council)  Fred Kemp , sot dhe nesër Ministri i Ekonomisë Driton Kuçi do të qëndrojë në Turqi ku do të marrë pjesë në Samitin e 8 të Stambollit. Në kuadër të Samitit do të bisedohet  për ndërlidhjen rajonale dhe transkontinentale të tregut të energjisë, sigurim të stabilitetit dhe prosperitetit, finansimin e rritjes nëpërmjet integrimit ekonomik. Në sesionet e parapara në Samit është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e zyrtarëve të lartë qeveritarë nga i gjithë rajoni dhe më gjerë, si dhe përfaqësues të komunitetit  energjetik.

Gjithashtu, në kuadër të vizitës së ministrit Kuqi në Turqi, është e paraparë edhe takime me Kryetarin e Komunës së Bursës, Rexhep Alltepe, me afaristë të ndryshëm si dhe me përfaqësues të komunitetin shqiptarë të shpërngulur në Turqi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *