Home / Lajme / Maqedoni / Ministria e Jashtme e Kosovës dënon dhunën në institucionet e Maqedonisë

Ministria e Jashtme e Kosovës dënon dhunën në institucionet e Maqedonisë

Pas zhvillimeve të fundit në Maqedoni ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

Nëpërmjet një komunikate, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka thënë se “po e përcjell me shqetësim situatën e krijuar në Maqedoni dhe sulmin e raportuar ndaj deputetëve dhe gazetarëve”.

MPJ ka thënë se “konsideron se sjelljet e këtilla të dhunës dhe përplasjet kundër përfaqësuesve të zgjedhur në Maqedoni janë të papranueshme dhe aspak nuk i shërbejnë demokracisë, paqes dhe stabilitetit në shtetin fqinj të Maqedonisë”.

“Në frymën e apelit të vendeve të BE-së dhe SHBA-së në Maqedoni, ne besojmë se të gjithë aktorët politikë do të tregojnë vullnet për të dialoguar për interesin e të gjithë qytetarëve pa dallim etnie dhe jo retorikë që përshkallëzon situatën e tensionuar”, ka thënë MPJ.

“Dhuna nuk ndihmon kurrsesi në zgjidhjen e situatës së krijuar dhe qytetarët e Maqedonisë presin daljen sa më parë nga kriza dhe vazhdimin e procesit të funksionalizimit të institucioneve në rrugë demokratike”, thuhet në komunikatën e MPJ’së.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *