Home / Kryesoret / Mjaltë dhe Mollë, dyshja fantastike kundër toksinave

Mjaltë dhe Mollë, dyshja fantastike kundër toksinave

Të gjithë jemi në kërkim të pastërtisë. Por a jeni kujdesur të mbani të pastër organizmin, shtëpinë e mirëfilltë të trupit tuaj? Që në lashtësi, njerëzit kanë bërë shumë përpjekje për të pastruar organizmin nga toksinat dhe substancat e dëmshme. Metodat për detoksifikimin e trupit kanë qenë të larmishme që shumë kohë më parë. Vetë procesi i detoksifikimit është i domosdoshëm për të gjitha funksionet e trupit dhe përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme. Në ditët e sotme, detoksifikimi është shumë herë më i nevojshëm se më parë, për shkak të nivelit të lartë të toksinave që na rrethojnë, jo vetëm si pasojë e ambientit, por edhe ushqimeve që me hir ose pahir konsumojmë. Ushqimet që nuk treten lehtë, sidomos ato shtazore, shkaktojnë një akumulim të mukusit në që çliron toksina dhe helme të ndryshme në organizëm. Këto substanca shkaktojnë, jo vetëm shtim në peshë, rënie energjie, lodhje por edhe dhimbje koke. Nëse jeni të apasionuar pas pastrimit të organizmit nëpërmjet frutave dhe perimeve, atëherë AgroWeb.org ju këshillon të përdorni gjithmonë frutat dhe perimet që janë të pasura me fibër dhe ushqyes, të cilat eliminojnë toksinat në mënyrë natyrale. Eliminimi i toksinave dhe helmeve përmirëson shëndetin, duke qenë se këto substanca janë kontribuesit kryesorë të lodhjes, dhimbjeve të kokës dhe problemeve të tjera shëndetësore. Një detoks i shkëlqyer është kombinimi i mjaltit me mollë dhe fara lini. Nëse dëshironi të dini më shumë për detoksifikimin, lexoni më poshtë për vlerat e përbërësve dhe formulën e përgatitjes sugjeruar nga AgroWeb.org. Mollët Mollët janë të pasura me fibër. Ato të ndihmojnë të ndiheni më të ngopur. Fibra e tretshme dhe ajo e patretshme luftojnë konstipacionin dhe ndihmojnë lëvizjen e shëndetshme të zorrëve. Farat e linit Farat e linit janë gjithashtu të pasura me fibër dhe ndihmojnë në përthithjen e ushqyesve nga sistemi tretës duke vonuar zbrazjen gastrike. Farat e linit kanë shumë antioksidantë, ndaj mbajnë zemrën të shëndetshme dhe parandalojnë sëmundjet e saj. Këto fara janë gjithashtu të pasura me Omega-3. Mjalti Mjalti përmban flavanoide, antioksidantë, të cilat ndihmojnë në uljen e rrezikut të radikaleve të lira dhe sëmundjeve kardiake Kura e pastrimit me mollë dhe mjaltë Përbërësit: • 1 mollë • 1 lugë gjelle me fara lini • 1 gotë ujë • 1 lugë çaji me mjaltë Udhëzimet: Përziejini të gjithë përbërësit në mikser, dhe gjithçka është gati. Organizmi juaj do të jetë mirënjohës.

Gjithashtu lexo

Aksidentohen dy autobusë dhe dy makina, 15 të lënduar në Strumicë

15 persona janë lënduar dje në një aksident rrugor në rrugën lokale në fshatin Bansko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *