Home / Showbiz / Modelja 28-vjeçare fiton tremijë dollarë për çdo postim në Instagram

Modelja 28-vjeçare fiton tremijë dollarë për çdo postim në Instagram

Merr një kamera të mirë, posto në kohën e duhur dhe ndërvepro me ndjekësit e tu. Kaq mjafton për të fituar 3000 dollarë duke hedhur vetëm një foto të vetme në Instagram .Kjo ka qenë këshilla e modeles së Instagramit Rosanna Arkle, e cila ka më shumë se 3 milionë ndjekës.
“Kjo me të vërtetë varet sesa ndjekës ke ti në Instagram, për të përcaktuar edhe sesa do të fitosh”-ka thënë 28-vjeçarja për The Gold Coast Bulletin.

Bukuroshja bionde nuk e kishte parashikuar se do të bëhej kaq shumë e famshme, pasi është rritur në një zonë rurale në Zelandën e Re dhe më pas kur ajo u zhvendos në Gold Coast , 8 vite më parë, ka arritur të ketë më shumë se 3 milionë ndjekës vetëm në Instagram.

Të qenit e famshme në Instagram është kthyer në një punë me orar të plotë dhe shumë fitimprurëse për Arkle dhe ka shtuar se nuk e kishte menduar kurrë se do ta kthente rrjetin social në një karrierë.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *