Home / Lajme / Botë / Mogerini për herë të parë për vizitë në Moskë

Mogerini për herë të parë për vizitë në Moskë

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federika Mogerini, nis sot vizitën e parë zyrtare në Rusi.

Mogerini do të takojë ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për të diskutuar çështjen e Ukrainës, Sirisë dhe Libisë, si dhe marrëdhëniet dypalëshe BE-Rusi.

“Marrëdhëniet Rusi-BE po kalojnë nëpër një periudhë të ndërlikuar”, tha përmes një deklarate Ministria e Jashtme ruse.

BE-ja i vendosi sanksione Rusisë për shkak të krizës ukrainase në vitin 2014.

Mogerini para Rusisë ishte për vizitë në Kinë dhe në Indi.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *