Home / Sport / Montella zbulon arsyen pse gjyqtari shtyu ndeshjen deri në minutën e 97-të

Montella zbulon arsyen pse gjyqtari shtyu ndeshjen deri në minutën e 97-të

Vincenzo Montella ka treguar arsyen e vërtetë pse ndeshja u zhvillua deri në minutën e 97’të, pavarësisht se ishin dhënë vetëm pesë minuta shtesë.

Derbi “Della Madonnina” mes Interit dhe Milanit ka përfunduar me rezultat të barabartë 2:2, shkruan Gazeta Express.

Milani shënoi golin e barazimit në minutën 97’të, pavarësisht se gjyqtari shtyu ndeshjen vetëm pesë minuta.

Tani edhe trajneri i Milanit, Vincenzo Montella, ka folur për golin e shënuar të skuadrës së tij në minutën e 97’të, duke thënë se gjyqtari, Daniele Orsato, bëri diçka të tillë, pasi Interi zvarriti shumë lojën.

“Mendoj se protesta ishte për atë nëse ishte apo nuk ishte gol”, tha fillimisht Montella për “Premium Sport”.

“Interi zvarriti lojën shumë në 25 minutat e fundit, gjyqtari e kuptoi këtë dhe shtyu ndeshjen. Edhe në minutat shtesë ata zvarritën lojën dhe Daniele Orstato bëri punë shumë të mirë”, shtoi Montella.

Pas kësaj, ai ka gjetur kohë që të bëjë edhe shaka me rivalët, pas golit të barazimit që shënoi skuadra e tij në minutën e 97’të.

“Në ndeshjen e parë i pash ata duke festuar, kësaj radhe unë kam festuar më shumë se që duhet – tani e kuptoj gëzimin e Interit në ndeshjen e parë”, theksoi mes tjerash Montella.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *