Home / Lajme / Botë / Moskë: Deklaratën e Tilersonit nuk e konsideron për ultimatum

Moskë: Deklaratën e Tilersonit nuk e konsideron për ultimatum

Moska nuk e konsideron si ultimatum deklaratën e sekretarit amerikan të shtetit Reks Tilerson se Rusia duhet të vendosë nëse do të qëndrojë në anën e SHBA-së ose do ta mbështesë presidentin sirian Bashar al Asad, deklaroi sot zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Marija Zaharova.

“Në të nuk shohim si ultimatum, por si deklaratë politike, si tregim i muskujve para fillimit të bisedimeve. Kjo tërësisht përputhet me inkuadrimin e Uashingtonit”, deklaroi Zaharovba.

Tilerson, i cili sot pasdite udhëtoi për vizitë në Moskë, para nisjes nga Roma deklaroi se Rusia duhet të zgjedh nëse do të qëndrojë në anën e SHBA-së dhe aleatëve të tyre ose do t’i mbështet presidentin sirian Bashar al Asad, Iranin dhe grupin e armatosur të Hezbollahut.

“Nuk është e qartë nëse Rusia nuk e kupton seriozisht përgjegjësinë e saj për Sirinë ose vetëm është jokompetente, por ky dallim nuk është i rëndësishëm për viktimat”, deklaroi Tilerson.

Për nesër janë paraparë biseda zyrtare të Tilersonit me ministrin rus të Punëve të Jashtme Sergej Lavrov.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *