Home / Kryesoret / Mot me temperaturë deri në 23 gradë celsius

Mot me temperaturë deri në 23 gradë celsius

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi juglindor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej zero deri në 7 gradë, ndërsa temperaturat maksimale prej 16 deri në 23 gradë celsius.

Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me diell dhe me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë nga drejtimi juglindore. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri në tre, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 21 gradë Celsius.

Deri të enjten moti do të jetë kryesisht me diell dhe me erë mesatare jugore dhe rritje të temperaturës së mëngjesit dhe ditës.

Nga e premtja deri të dielën do të ketë rritje të vranësirave me reshje të përkohshme lokale të shiut. Të premten do të fryjë erë e përforcuar jugore, ndërsa nga e shtuna era do të jetë veriore dhe do të kontribuojë për rënie të jashtëzakonshme të temperaturave të ditës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *