Home / Kryesoret / Moti sërish me “kapriço”, ja çfarë pritet për sot

Moti sërish me “kapriço”, ja çfarë pritet për sot

Moti gjatë ditës së sotme do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në zonat e ulëta dhe ato bregdetare, ndërsa për zonat malore verilindore dhe juglindore do të ketë edhe rrebeshe të shiu.

Parashikohet që pasditja të vijojë me vranësira dhe shira të përkohshëm në zonat Lindore duke lënë pjesën tjetër të territorit me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta.

Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme gjatë orëve të mëngjesit ndërsa mesdita do të sjellë rritje me 2 – 3 gradë të temperaturave në të gjithë vendin.

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 2 apo 3 ballë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *