Home / Lajme / Maqedoni / Moti sot me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme

Moti sot me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme

Moti në mbarë vendin do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Reshjet do të jenë me intensitet të dobët dhe mesatar dhe më tepër do të jenë të pranishme në pjesët perëndimore të vendit.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej një deri në shtatë, ndërsa ajo ditore prej 14 deri në 20 gradë Celsius.

Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut dhe me erë mesatare të përforcuar nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në gjashtë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 18 gradë Celsius.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *