Home / Lajme / Maqedoni / MPB “dorëzon” organizatorët e dokumentuar në Prokurori

MPB “dorëzon” organizatorët e dokumentuar në Prokurori

MPB-ja i dërgon shkresë urgjente Prokurorisë Publike për marrjen sa me shpejt ne pyetje dhe ndalimin e organizatorëve të protestës . Sipas burimeve Alsat mëson se behet fjale për të paktën 4 protestues, gjegjësisht organizator të protestës me inicialet B.D., B.I., DH.J. dhe I.D., këto persona janë dokumentuar edhe me foto album nga MPB-ja, që vërteton jo vetëm pjesëmarrjen në protestë por edhe dirigjimin e tyre gjatë dhunës së ushtruar në Kuvend. Këto materiale i janë dërguar me shkresë urgjente Prokurorisë Publike.

Mbetet ende i paqartë roli i Prokurorisë Publike ndaj organizatoreve si dhe kualifikimit te mundshëm të veprës.

Policia vazhdon të hetoj pamjet që ka grumbulluar nga të gjitha televizionet dhe kamerat në hapësirat e kuvendit dhe punon intenzivishtë për zbardhjen e zhvillimeve dramatike në Kuvend, të ndodhura dy ditë më parë. Ndërkohë policia është angazhuar intenzivishtë edhe në zbulimin e personave me maske mes të cilëve supozohej se kishte edhe përfaqësues të policisë. MPB-ja po ndërmerr të gjitha masat për hetimin dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *