Home / Lajme / Maqedoni / MPB në këmbë, arrestime të huliganëve në Shkup dhe qytete tjera

MPB në këmbë, arrestime të huliganëve në Shkup dhe qytete tjera

Sot pasdite disa persona pjesëmarrës në trazirat e së enjtes janë nxjerr para Gjykatës, Bëhet fjalë për së paku 7 persona, për të cilët nuk dihet nëse Prokuroria për to do të kërkoj paraburgim apo masa tjera të sigurisë. Ndërkohë që policia është vënë në kërkim edhe të së paku 8 personave të tjerë, gjithashtu pjesëmarrës në trazirat e së enjtes.

Alsat M në mesin e tyre është një inspektor nga Drejtoria për Sigurim dhe Kundërzbulim. Sipas njoftimit të MPB-së, personat për momentin ngarkohen për veprat penale:

“Pjesëmarrje në turmë që do të pengojë personin zyrtar në kryerjen e detyrës”.

“Pjesëmarrje në turmë që do të bëj vepër penale”.

11 persona tjerë janë në kërkim. Por, paralelisht me këtë, bëhen edhe analiza shtesë për vërtetimin e identitetit të pjesëmarrësve në dhunën, që do të thotë se numri i kallëzimeve dhe të arrestuarve mund të rritet.

Përmes një kumtesës për opinion Prokuroria vetëm konfirmoi se është parashtruar kallëzim penal kundër 15 personave. Paralajmëroi edhe se gjatë ditës do ta informojnë opinionin për atë se si do të veprojnë. Informuan edhe se janë marrë në pyetje një numër i madh i personave, para së gjithash pjesëtarë të policisë. 15 personat për të cilët është parashtruar kallëzim penal, sipas burimeve të besueshme, janë personat që drejtpërdrejt morën pjesë në sulmin ndaj deputetëve dhe që depërtuan sigurimin e dobët policor. Tash për tash, nuk ka kallëzim kundër organizatorëve të protestave, por policia ka dërguar njoftim të posaçëm deri në Prokurorinë Themelore Publike.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *