Home / Kryesoret / MPB: Situata e sigurisë është nën kontroll të plotë

MPB: Situata e sigurisë është nën kontroll të plotë

Pas alarmit të një ditë më parë për sulme të mundshme terroriste, Ministria e Brendshme thotë se situata është nën kontroll të plotë. Sipas vlerësimeve të reja të bëra nga shërbimet vendore, nuk ka informata të konfirmuara për sulme terroriste.

Për kërcënimet që mund të vijnë nga vendet fqinje apo nga rajoni, shërbimet dhe dikasteret kompetente të Shqipërisë dhe Kosovës janë në gatishmëri të plotë për parandalimin e tyre. Ndërsa strukturat policore dhe shërbimet janë në koordinim për sigurinë gjatë festës së Pashkëve, Alsat-M mëson se në Kosovë, policia ka gjetur një bunker me armatim. Megjithatë, nuk ka informata zyrtare për vendin, sasinë e armatimit, dhe lidhjen e ndonjë kërcënimi të mundshëm me Maqedoninë.

Megjithatë, autoritetet e sigurisë në Maqedoni garantojnë se situata është plotësisht në kontroll dhe se nuk pritet ndonjë akt që mund të cenojnë stabilitetin dhe sigurinë e vendit. Një ditë më parë, Ministria e Brendshme shtoi masat e sigurisë në të gjitha nivelet, në prag të festës së Pashkëve. Një hap i tillë u mor pas informacioneve operative mbi ndonjë sulm të mundshëm ndaj objekteve fetare.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *